Antibiogrami i spermës është testim i spermës në aspektin e bakterjeve që barten me aktin seksual. Testimi mikrobiologjik me testim të senzitivitetit ndaj antibiotikëve.
Në ordinancën tonë kryhen testime për këto bakterje:
Bakterje që jeton në qelizat epiteliale duke infektuar membranat mukoze të uretrës, anusit dhe më rrallë fytit.
Bartet me seks vaginal, anal si dhe oral. Mund të bartet dhe nëpërmjet duarve, gjatë prekjes së anusit dhe organeve gjenitale që janë të infektuara.
Më shpesh është asimptomatike, dmth pa simptome edhe pse është infektuese. Përderisa simptomet paraqiten, simptomet janë të dukshme 1-3 javë pas infektimit. Meshkujt më shpesh ndjejnë dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, uretritis dhe paraqitje të sekretit. Në qoftë se nuk trajtohet me sukses në fazën e hershme, infeksioni mund të shkaktojë prostatit (ndezje e prostatës) ose epididimit (ndezje e testiseve). Mund të sjellë deri tek infertiliteti nëse nuk trajtohet për një periduhë të gjatë.
Bakterje që natyrisht mund të jetë edhe pjesë e florës normale tek meshkujt dhe femrat. Paraqitet në 70% të njerëzve seksualisht aktivë. Për shkak të kësaj nuk konsiderohet si infeksion transmitiv seksual, edhe pse mund të bartet me kontakt seksual. në disa raste mund të bartet edhe me prekje me anë të sekretit nga hunda ose syve të personit të infektuar për shkak se bartet edhe me pështymë dhe gjak.
Më shpesh është asimptomatike dmth pa simptome dhe për këtë, duke u bazuar në studime mjeksore, është me rëndësi të testohet për këtë infeksion në nivel vjetorë. Në qoftë se ndjehen simptome, ato përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, dhimbje gjatë urinimit, sekret jonormal si dhe gjakderdhje nga uretra. Zakonisht infeksioni zbulohet kur paraqiten simptome të gjendjeve tjera, siç janë uretrit (ndezje e uretrës), epididimit (ndezje e testiseve), skuqje dhe ndezje të organeve gjenitale me ose pa sekret.
Nëqofte se nuk trajtohet, infeksioni mund të shaktojë infertilitet, uretrit jospecifik, pneumoni, meningit. Mund të përhapet eshe në pjesët tjera trupore dhe të shkaktojë dëmtëm të nyjeve, nervave dhe muskujve. Tek gratë (partneret) përveç të gjendjeve të larpërmendura, gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë dhe lindje të parakohëshme si dhe vdekje të frytit.
Megjithatë, për shkak të shpeshtësise dhe patogjenitetit të ulet, ndërlidhja e këtij mikroorganizmi me gjendjet serioze të paraqitura mbetet diskutabile.
- Chlamydia trachomatis
Bakterie që shakton një ndrë sëmundjet më të shpeshta seksuale transmisive. Mund te bartet nëpërmjet seksit vaginal, anal, oral si dhe nga nëna e infektuar tek fëmija gjatë lindjes vaginale (normale)
Gati gjysma e meshkujve me chlamydia nuk do të vërejnë asnjë simptom. Në qoftë se paraqiten simptome ato përfshijnë dhimbje gjatë urinimit, sekret nga maja e penisit 9sekret i bardhë ose si ujë) dhe dhimbje në testise. Disa bura kanë simptome të lehta të cilat zhduken për dy tre ditë. Por edhe pse simptomet mund të tërhiqen , infeksioni mbetet dhe bartet. Nëse nuk trejtohet si duhet mund të shkaktojë orhit (ejtje të testiseve), artrit reaktiv (ndezje e nyjeve) dhe infertilitet.
Komplikime që mund të paraqiten nga ky infeksion janë dhe uretrit dhe epididimit. uretriti është ndezje e uretrës që zgjatet në penis. Simptomet janë sekret i bardhë i turbullt nga maja e penisit, dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, nevojë për urinim të shpeshtë, iritim dhe ndjeshmëri perreth majës së penisit. Simptomet më të shpeshta të epididimitit janë ëjtje dhe ndjeshmëri në epididimus, kjo është pjesa e sistemit reproduktiv të meshkujve që prodhon spermën nga testiset. Nëse infeksioni përhapet edhe në testise, atëherë kjo gjendje quhet epididimo-orhit. Infeksioni nga ky regjion shkakton ndezje, ëjtje dhe senzitivitet të skrotumit 9qesja e testiseve). Disa bura mund të vërejnë dhe skuqje si dhe ndjeshmëri të skrotumit. Infeksioni mund të sjellë deri tek mbledhja e lëngjeve në këtë regjion. Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë sterilitet, në raste të rralla dhe për kohëzgjatje të shkurtër siç është 6-8 javë pas infektimit.
kjo bakterie mund të infektojë edhe rektumin, sytë dhe fytin gjatë seksit anal dhe oral të pambrojtur. Infeksioni i rektumit shkakton shqetësim, dhimbje, gjakderdhje dhe paraqitje e sekretit. Nëse sperma e infektuar ose sekreti vaginal i infektuar vjen në kontakt me sytë, mund të paraqitet iritim, dhimbje dhe sekret i ngjajshëm me atë gjatë konjuktivitit. Infeksionet e fytit janë më të rrala dhe zakonisht nuk paraqesin simptome.