Vlerësimi i partnerëve jopjellor

  1. Ovulacioni:
    • Vërtetim i prezencës ose mospasjes së ovulacionit me ndihmën e test-lentave të cilat i vëndojmë në enë me urinën dhe bëjnë matjen e nivelit më të lartë (maksimal) të hormonit LH, matjen e temperaturës bazale. Chlomiphene citrate challenge do të na informonte pë reyervat ovariale, për mundësinë e vezoreve të reagojnë ndaj stimulimit hormonal.
  2. Evaluim i organeve gjenitale me ultrazë:
    • Në 2D, 3D ose 4D proekcion vërehet mitra, tubet, vezorët, vërtetohen ose eliminohen ndryshimet ose çrregullimet e të njejtave (miome, polipe endometriale, cista dhe tumore të vezoreve).
  3. Statusi hormonal -analizë e TSH, FSH, LH, estradiol, testosteron, prolactin, AMH. 
  4. Testim për HIV, Hepatitis B/C , Siphilis, Gonnorhea, Chlamidia. 
  5. Histerosalpingografija (HSG):
    • Proçedurë gjatë të cilës nëpërmjet qafës së mitrës lëshohet kontrast në shprastirën e mitrës dhe me ndihmën e rentgenit bëhet inçizim. Kërkohen defekte në mbushje të shprastirës së mitrës dhe kalueshmerisë së tubeve.
  6. Histeroskopi dijagnostike:
    • me ndihmën e histeroskopit, me anestezion intravenoz me kohëzgjatje të shkurtër, depërtohet në miter dhe vizuelizohet shprastira e mitrës, hapjet dhe kalueshmëria e tubeve dhe, nëqoftë se janë prezente ndryshime si septum, miom në submukozë, polip, të njejtat mundet edhe të largohen. Kjo proçedurë kryhet menjëherë pas menstruacionit në mes ditës së 5-12 të ciklit.
  7. Laparoskopi dijagnostikuese:
    • metodë mikroinvazive, gjatë së cilës nëpërmjet 3 hapjeve të vogla në abdomen depërtohet në ..... dhe me ndihmën e kamerës shifet anatomia e mitrës, veyoreve, tubeve, bëhët hekja e cistave, miomeve, vragë (shenja) nga operacione të mëparshme. Gjatë intervenimit bëhet edhe hromopertubim që dont të thotë lëshim i ngjzrës metilen blu në tuba dhe shifet pëshkueshmëria e tubave (e njejta mund të ketë edhe efekt terapeutik nëse pengesa është e vogël).
  8. Analizë e spermës:
    • Që të eliminohet ose vërtetohet fakti për infertilitetin mashkullorë.