Echo diagnostike

Echo diagnostike në kat është caktim i dijagnozës me ndihmën e EHO aparatit. Me ndihmën e eho aparatit dijagnostifikohen ndryshime në morfologjinë e organeve gjenitale, vërtetohet dijagnoza e shtatzanisë, ndjekje e shtatanisë dhe të ngjajshme.

ISHP Ginekomedika është në posedim tëEHO aparatit 4D HIGH DEFINITION ULTRASOUND, i vetmi i këtij llojit në teritorin e Republikës së Maqedonisë dhe ofron kualitet të lartë të punës me të nga ana e personelit profesionist të specijalizuar.

Në qoftë se jeni prindër të arrdhshëm, të padurueshem ta shifni beben tuaj, tani tek ne mund ti shifni të gjitha lëvizjet e bebes në video inçizim të drejpërdrejtë 4D. Që nga lëvizjet e para të bebes tuaj, rrotullimit, ndëgjim i zemrës së tij pa deri tek grimasat më të imta që i bën.

Mënyrë e shkëlqyer për prindët e arrdhshëm të njoftohen me beben e tyre para lindjes.

4D inçizimi në esencë është video që përmban 3D eho fotografi plus shtohet dimenzioni i 4- koha.

SI DERI NË FOSHNJE TË SHËNDOSHË ME NDIHMËN E 4D APARATIT

Në 3D/4D eho aparatin kryhen shumë kontrolle dhe metoda me të cialt mund të shihni si pëerparon bebja juaj ende pa lindur në brendine e mitrës.

Një ndër metodat skrining më të rëndësishme është skriningu me ultrazë ose eho skriningu, për shkak se është metodë e shpejtë dhe jo invazivendërsa jep shumë informata për frytin dhe shtatzaninë.

Prej javës së 11 deri në 13,5 bëhet skriningu për Down sindrom. Ai bëhet me zbulimin e markerëve gjentik për këtë sindrim, por mundet edhe me markerë biokimik, veçmas ose bashkarisht me eho markerët kur blhet fjalë për vlerë më të lartë prognostike.

Nga java 18-21 bëhet sonogrami gjenetik në bazë me 16 markerë gjenetik. Kjo metodë është me vlerë prognostike të lartë. Rezultat normal është në qoftë se në asnjë nga markerët nuk ka abnormalitet. Nëse ka abnormalitet qoftë edhe në vetëm një marker, me ndihmën e softverit llogaritet se sa është rreziku që i kanoset foshnjes dhe në bazë të kësaj vendoset a ështëe nevosjhme amniocenteza gjenetike ose jo.