Femra shterpësi

Rreth 15% e çifteve të martuara kanë vështirësi në krijimin e pasardhësve. Steriliteti femëror (infertilitetit) përbën 45% të infertilitetit në çiftet e martuara, 45% për shkak të faktorëve meshkuj dhe 10% për arsye të panjohura.
Arsyet më të shpeshta për infertilitetin femërorë janë:

  1. Faktorët ovarial

Çrregullimet në ovulacionin normal-anovulimi (mospasja e ovulimit) ose olioligoovulimi 9ovulacion i rrallë) si rezultat i PCO sindromit (polzcistic ovarial syndrome), insuficiencë ovariale e parakohshme, çrregullime endokrine, nivel i lartë i prolaktinës (ose) hormoneve natrioide.

  1. Endometriozë:

    sëmundje gjatë të cilës qelizat që ndërtojnë mitrën janë prezente edhe jashtë mitrës ( në vezore, shpraztirën abdominale, shenja nga operacionet e mëparshme, qafë të mitrës, vaginë). Simptomet janë- dhimbje kronike ne pjesën e poshtme të barkut veëanërisht në ditën e parë të ciklit menstrual. Dijagnoza caktohet në mënyrë laparoskopike dhe histopatologjike.

  2. Faktorë nga mitra

    Anomalitë strukturore janë shkaktarë të shpeshtë për probleme gjatë tentimeve për shtatzani si dhe për aborte spontane.
    Këtu bëjnë pjesë miomet e mitrës të cilët, varësisht nga madhësia, mund të deformojnë shprastirën e mitrës dhe në këtë mënyrë pengojnë në mbjelljen e qelizës vezë të fekonduar.
    Anomalitë anatomike të mitrës - si mitër njëbrirëshe, dybrirëshe, preyencë e septumit (mur ndarës) në shprastirën e mitrës janë gjithashtu shkaktarë tl shpeshtë për infertilitet femërorë, për aborte të hershme.

  3. Faktorë nga tubat

    Moskalueshmëria nëpër tube si pasojë e infekcioneve të mëparshme (adneksitis, salpingitis, hidrosalpinks), ndërhyrjet kirurgjikale, endometrioza. Kjo bie deri te pamundesia që spermatozoidet të kajonë tubat dhe të fekondojnë qelizën vezë ose qeliza vezë e fekonduar për arsye të tubeve të dëmtuara mund të mbillet në tube (shtatyani ekstrauterine- jashte mitrës). Ndërhzrje kirurgjikale rekonstruktive mundet të përmirësojë shancet pë shtatzani spontane , por, në rastet kur kjo është e pamundur, IVF është zgjidhje me adekuate.

  4. Faktorë që kanë të bëjnë me moshën e gruas

    Me rritjen e moshës së gruas bie edhe pjellshmëria e saj.

  5. Infertilitet i pashpjegueshëm (idiopatik):

    Kur me metodat bashkëkohore të mjeksisë nuk mund të dijagnostifikohet shkaku i infertilitetit.