Inseminimi është një procedurë në të cilën spermatozoidi përpunohet, përqendrohet dhe me ndihmën e një kateteri të hollë injektohet direkt në mitrën e gruas. Kështu spermatozoidi në përqendrimin optimal arrijnë tubat (tubat fallopiane) ku kryhet fekondimi i vezës së pjekur.
Inseminimi rekomandohet tek partnerët me infertilitet të paqartë, të cilët kanë bërë tentativa për shtatzani të paktën 1 vjet. Që të aplikohet kjo metodë është e nevojshme treguesit e spermës së mashkullit të jenë në kufi tënormales ose ndër ato. Kusht i nevojshëm për inseminim të suksesshëm është tube të pershkueshme, për këtë është e nevojshme investigim paraprak i ashtuquajtur histerosalpingografi (HSG).
Мund të përdoret spermë nga partneri ose donatori.
SI ZHVILLOHET PROÇESI I INSEMINIMIT
Inseminimi mund të bëhet pa stimulim (cikël normal) në rastet kur nuk ka as infertilitet femërorë as mashkullorë dhe kur tek femra është e vërtetuar prezenca e ovulacionit. Kjo do të thotë se para proçedurës ndiqet niveli i LH dhe bëhen kontrolle ultrazë që të caktohet kur mund të bëhet inseminimi, pa dhënien e barnave. Përderisa tek gruaja është e vërtetuar mospasja e ovulacionit atëherë aplikohet stimulimi i ovulacionit me medikamente. Qëllimi i stimulimit është sa më shumë qeliza vezë të arrinë pjekurinë. Kjo arrihet me ndihmën e barnave si Klomifen Citrat ne formë të tabletave ose gonadotropin në fomë të injekcioneve që të stimulohen vezoret dhe të arrihet ovulacioni.
Kur pacientja është nën terapi për stimulim ovarial pandërpresë ndiqen numri dhe dimenzionet e folikuleve me ultrazë, dhe kur 2 ose 3 folikule arrijnë madhësi optimale mund të aplikohet injeksion me HCG që të shkaktohet ovulacioni. Përreth kohës së pritshme për ovulacion sperma përpunohet në laborator dhe ashtu e pregatitur me ndihmën e një katetri të hollë injektohet në shprastirën e mitrës.
Proçedura është pa dhimbje dhe krahasohet me ndjesinë e marrjes së PAP testit. PAs kryerjes së inseminimit gruaja mbetet në karriken gjinekologjike rreth 15 min.
Testi urinarë për shtatzani mund të bëhet në ditën e 15 nga proçedura. Testi me anë të gjakut për shtatzani mund të bëhet në ditën e 11-14 pas proçedurës. Para proçedurës ju dhe partneri juaj duhet të keni kryer testimet për HIV, Hepatit b dhe C si dhe kontroll mikrobiologjik të spermës.
SUKSES, PËRPARËSI DHE RREZIQE
Suksesi i inseminimit është i ulët nëse:
- Mosha e gruas është mbi 40 vjeç
- Gra me endometriozë të rëndë
- Spermë me treguas jo të mirë
- Qelizat vezë janë të pakta në numër ose me kualitet jo të mirë
- Tek gra me çfarëdo niveli të dëmtimit të tubeve
Përparësia e inseminimt është se nuk ka punktim të folikuleve (që është metodë më invazive) dhe nuk ka nevojë për anestezion.
Rreziqet janë paraqitja e infeksionit në endoteliumin e mitrës, smazme, si dhe shtatzani ekstrauterine (shtatzani jasht mitrës).