Fertilizimi in vitro

  1. Përgatitja për FMN
  2. Stimulimi i vezoreve
  3. Mbledhja e qelizave vezë
  4. Marrja e spermës
  5. Fekondimi laboratorik dhe rritja e embrioneve
  6. Mbështetje luteale
  7. Embriotransver
  8. Testi i shtatzanisë

PËRGATITJA PËR IVF

Sejcila proçedurë e IVF nisën me përgatije dhe kontrollim të partnerëve minimum 1 muaj para fillimit.
Evaluimi për terapi përmban zgjedhje të mënyrës së stimulimit dhe medikamentet që janë më të përshtatshme pë ju.
Mjeku do tju informojë kur të vini për kontrollim- zakonisht në ditën e 9-10 të ciklit menstrual, e në qoftë se cikli juaj është më i gjatë se 32 ditë në ditën e 12-13.

Shënim: Koheygjatja e ciklit kalkulohet nga dita e parë e gjakderdhjes menstruale të ciklit të kaluar deri tek dita dita e parë e gjakderdhjes menstruale të muajt të ardhshëm. Dita e parë është ajo me gjakderdhje të qartë, e nëse gjakderdhja fillon në oret e pasdites ose të mbrëmjes atëherë numërimi fillon nga dita e arrdhshme.

Dita e parë është ajo me gjakderdhje të qartë, e nëse gjakderdhja fillon në oret e pasdites ose të mbrëmjes atëherë numërimi fillon nga dita e arrdhshme.
Pas kontrollit mjeklsorë mjeku do tju shënojë teste hormonale. Më shpesh testohen LH, FSH, E2, prolactin, TSH. Këto teste. bëhen në ditë të caktuara të ciklit si psh. në ditën e 3 të ciklit testohen LH, FSH dhe E2, a në ditën e 6 (kur ska gjakderdhje) testohet Prolaktini dhe TSH.

Para fillimit të proçedurës partneri juaj duhet:

  • Të bëjë kontrollim të spermës - mikrobilogji dhe spermogram. për spermogramin është e rëndësishme apstinenca paraprake për 2-7 ditë (sipas OBSH 5 ditë)
  • Teste për HIV, sifilis, hepatitis B dhe C

STIMULIMI

Stimulimi ose hiperstimulimi ovarial i kontrolluar (HOK) bëhet me qëllim që të fitohen ne numër sa më shumë qeliza. Stimulimi bëhet me shema të caktuara (protokole). Zgjedhja e protokolit bëhet në varshmëri të rastit konkret.

Protokollet parimisht ndahen në te grupe:

  • Protokoll i gjatë - në të cilin niset me injektime prej ditës së 20-21 të ciklit
  • Protokoll i shkurtër - stimulimi fillon në ditën e 3-4 të ciklit
  • In vitro në cikle spontane - nuk jepen barna për stimulim.

Proçesi i stimulimit do të jetë i mbikqyrur me kujdes, gjatë ditës do te ndiqet numri dhe madhësia e folikuleve, trashësia e endotelit të mitrës, statusi hormonal. Pasi që numër i mjaftueshëm i folikuleve do të arrijnë madhësi dhe pjekuri të duhur do të aplikohet injekcion me HCG hormon që shkakton ovulim. prej momentit të aplikimit të këtij hormoni deri tek ovulacioni janë të nevojshme 40 orë. Për këtë shkak kolektimi i qeliyës vezë duhet të bëhet brenda 34-36 orë nga aplikimi i HCG.

PUNKTIM I FOLIKULEVE

Punktimi është proçes i kolektimit të qelizave vezë të gruas me ndihmën e gjilpërës. Nën kontroll me ultrazë gjilpëra nëpërmjet vaginës drejtohet tek vezoret dhe punktohen folikule. Para kësaj mblidhet edhe lengu folikularë në të cilin gjenden qelizat vezë. Pastaj ky lëng vëndohet në epruveta. Lëngu menjëherë i dorëzohet biologut-embriologut i cili do ti evakuojë qelizat, do ti shpërlajë dhe do ti vëndojë në ambient të veçantë ushqyes. Në të njejtë kohë në laboratorin andrologjik pregatiten spermatozoidet e marra nga partneri juaj ose nga donator.
Intervenimi bëhet nën anestezion me kohëzgjatje të shkurtër, gjatë kesaj kohe anesteziologu-reanimatori do të ndjek parametrat tuaj vital.

Me rëndësi - NJë ditë para punktimit duhet:

  • Të mos konsumohet ushqim nga ora 18 dhe lëngje pas orës 23
  • Të mos konsumohet ushqim nga ora 18 dhe lëngje pas orës 23
  • Të keni gati rezultate të pasqyrës së gjakut, fakorëve të hemostazës, si dhe rezultate nga testet për HIV, Hepatitis B dhe C

Pas kryerjes së intervenimit do të qëndroni për opservim rreth 1-3 ore. Gjatë kësaj kohe mund të paraqiten simpome si - gjakderdhje e lehtë, dhimbje të ngjajshme me dhimbjet menstruale. Mjeku do tju jep instrukcione të mëtutjeshme për barnat që duhet ti merrni, ndërsa embriologu do tju informojë për zhvillimin e qelizave vezë të fekonduara.

FAZA LABORATORIKE

  1. In vitro fertilizim klasik- -Qeliza vezë përpunohet në mënyrë speciale dhe vëndohet në ambient special ushqyes, pastaj vëndohen spermatozoidt paraprakisht të pastruar, të koncentruar dhe aktiv. Qëllimi është spermatozoidi vetë ta fekondojë qelizën vezë (imitohet proçesi fiziologjik i fekondimit). Kjo metodë bëhet kur ka faktorë të dukshëm të infertilitetit femërorë dhe spermogram normal.
    Ditën e arrdhshme qelizat vezë kontrollohen a kanë shenja të fekondimit, ndërsa ditët në vijim embriologu jonë i ndjek qelizat vezë të fekonduara për ndarje qelizore normale dhe për kualitetin e vetë embrioneve.
  2. injektim intracitoplazmatik i spermatozoidit (ICSI)- - metodë gjatë së cilës vetëm një spermatozoid do të injektohet ne brendi të qelizës vezë. Para manovrimit embriologue kontrollon kualitetin e qelizës vezë, pjekurinë e saj, dhe pastaj me ndihmën e mikroinjeksionit dhe mikro manovruesit kryhet fekondimi. pastaj qeliza vezë e fekonduar vendohet në ambient ushqyes special në inkubator dhe ndiqet zhvillimi i embronit.
    Kjo metodë bëhet kur spermatozoidet e partnerit tuaj janë në numër shumë pak, nuk j anë të lëvizshëm mjaftueshëm, kanë strukturë (morfologji) jonormale.

MBËSHTETJA LUTEALE

Pas punktimit të folikuleve do tju jepen instrukcione për marrjen e medikamenteve- këto janë preparate të progesteronit që dë të bëjnë gati mitrën tuaj për embrio transfer. Pas evalumit të mjekut tuaj mund të ju rekomandohet edhe acid folik si dhe medikamente tjera që duhet ti merrni në kontinuitet deri sa të bëhet testi i shtatzanisë, dhe nëse ka nevoje edhe më gjatë.

EMBRIO TRANSFERI

Proçedura kryhet 3-5 ditë pas punktimit të folikuleve. Me ndihmën e katetrit të hollë embrionet transferohen në mitër. proçedura është apsolutisht jo e dhimbshme. Mund të tranferohen 1-3 embrione njlkohësisht. Shancet për shtatzani janë më të mëdha nëse transferohen më shumë embrione, nga ana tjetër sa më kualitativ dhe të shëndoshë janë embrionet aq rriten mundësitë për shtatzani me më shumë fryte që vet me veti përmban rreziqe të lindjes së parakohëshme si dhe komplikime të shëndetit të nënës.
Pas transferit do të qëndroni në karriken gjinekologjike rreth 30 min. Pastaj rekomandohet që mos të keni aktivitet fizik, të pushoni, të limitoni konsumimin e kafesë, të mos konsumoni duhan, të mos laheni me ujë shumë të nxehtë.

TEST I SHTATZANISË

Momenti i së vertetës, momenti që duhet të mesojmë a e kemi arritur qëllimin se bashku - SHTATZANI.
2 javë pas embriotransferit mund të bëni test shtatzanie me anë të gjakut ose urinës. Gjatë testit me anë te gjakut merret gjak intravenoz dhe caktohet sasia e beta HCG (human horiogonadotropin ose gjithashtu i quajtur edhe hormon i shtatzanisë. testin me anë të urinës mund ta bëni edhe në kushte shtëpiake, rekomandohet urina e parë e mengjesit sepse është më e koncentruar.
Nëse testi i shtatzanisë është pozitiv atëherë ju lutemi kontaktoni mjekun tuaj i cili do ju caktojë termin për kontrollë ultrazë që të vërtetohet shtatzania.
Nëse testi është negativ, informoni mjekun tuaj dhe ai do t'ju ftojë në një diskutim për të diskutuar arsyet e mundshme për dështimin e procedurës, si dhe një plan për veprime të mëtejshme.