In vitro fertilizimi është teknikë laboratorike e cila mundëson qelizat vezë të fekondohen nga spermatozoidët jashtë trupit të njeriut.
In vitro fertilitimi përmban edhe teknikën e njohur si injektim intracitoplazmatik i spermatozoidëve ose Intracytoplasmatic Sperm Injection (ICSI).
Kjo teknikë relativisht e re mundësoi përparim të madh në trajtimin e problemeve tek pjellshmëria e zvogëluar tek burrat (infertiliteti mashkullorë). Teknika përmban fekondim me mikro injektim të spermatozoidit në qelizën vezë.
Gjatë përdorimit të ICSI teknikës, është e nevojshme vetëm një spermatozoid për një qelizë vezë. Qeliza vezë e fekonduar paraqet zigot nga i cili zhvillohet embrion i cili futet në mitrën e gruas ku vazhdon të zhvillohet.
Varësisht nga nevojat tuaja, ne mund të ju ofrojmë disa opcione:
- In vitro fertilizim me qelizat e partnerëve (qelizë vezë nga gruaja dhe spermatozoid nga burri)
- In vitro fertilizim me qelizat e partnerëve (qelizë vezë nga gruaja dhe spermatozoid nga burri)
- In vitro fertilizim me qelizë vezë nga donor dhe spermë nga parnteri
- In vitro fertilizim me qelizë vezë nga donor dhe spermë nga donor