Infeksion, më shpesh i shkaktuar nga Candida albicans por ndonjëherë mund të shkaktohet edhe nga speciet tjera te Candidës ose mykoza të tjera. Simptomet tipike prfshijnë kruarje dhe sekret vaginal. Simpomet e tjera janë djegie e vulvës, dispareuni ( dhimbje gjatë aktit seksual) dhe dizuri (dhimbje gjatë urinimit). përreth 75% e populatës së grave ka përvojë me kandidijazë, përderisa 4--45% e kanë këtë infeksion me kohëzgjatje kronike. Dijagnoza caktohet në bazë të simptomeve, më shpesh sekret i bardhë. Vërtetohet në mënyrë mikroskopike si dhe me kultura mikrobiologjike.
Nuk është sëmundje seksuale transmisive tipike, kështu që trajtohet vetëm njëri partner.
Një numër i vogël i burrave mund të shfaqin simptome të kandidijazës, më të shpeshta janë kruarje dhe iritim. Paraqitje e shpeshtë gjatë shtatzanisë, por nuk ka nevojë për panik nëse rregullisht vizitoheni gjinekologu juaj. Në qoftë se merni antibiotikë, veçanërisht për një kohë të gjatë, shcet për të fituar kandidijazë janë të rritura. Antibiotikët përkrah bakterjeve të dëmshme i shkatërojnë edhe bakterjet e dobijshme dhe mbrojtëse të mikroflorës vaginale dhe me këtë e lehtësojnë ritjen e kandidës.
Simptomet më të shpeshta gjatë infeksionit me kandidë janë:
-
- Kruarje
- Vaginë e skuqur
- Djegie
- Ndryshim i sekreti (ngjyrë e bardhë, erë e majës)
- Dhimbje gjatë aktit seksual (dispareuni)
- Dhimbje gjatë urinimit (Dizuri)
Në vazhdim disa këshilla profesionale nga timi jonë i mjekëve për atë se si ti zvogloni shancet për infektim me Kandida:
- Në 1 litër ujë tretni 3-4 lugë supe uthull molle. Më këtë lëng bëhet toaletë e organeve gjenitale në periduhë disa ditore. Kjo do tu ndohmojë për prevenimin nga Kandida si dhe parandalim i infeksionit të vogël të kalojë në më serioz.
- Shmangni veshjeve te brendshme të lagëta, është shumë me rëndësi regjioni intim të jetë gjithmonë i thatë. bakterjet dhe myshqet më lehtë shumohen në hapësira të lagëta.
- Shmangni vatat e parfumosura.
- Shmangni larjes e pjesëve intime tuaja me sapune të parfumosura, xhel intim dhe të ngjajshme. më e rekomanduar është pjesët intime të lahen me ujë të vakët.