Kоndillomet gjenitale (bradavicat) janë të rritura të vogla të sbehta-të kuqëremta dhe zakonisht paraqiten në grupe. Shkaktarë është HPV virusi, tipet me rrezik të ulët të virusit. Në 90 % e rasteve të kondilomeve shkaktarë janë HPV tip 6,9 dhe 11. Sëmundje transmisive seksuale. Deri tek infeksioni me HPV dhe si pasojë paraqitja e kondilomeve vjen nga marrdhëniet seksuale, qoftë vaginal, oral apo anal. Barten edhe mekontakt direkt me lëkurë të infektuar apo mukozë. Fitohen lehtë, edhe nëse përdorni prezervativ. Është gati e pamundëshme të mbroheni nga kjo sëmundje infektive duke patur parasysh se partneri juaj mund të jetë bartës i virusit edhe nëse nuk ka simptome. Simptomet e kësaj sëmundje kryesisht janë paraqitja e pikave të vogla të kuqëremta që rriten dhe shumohen në grupe shumë shpejtë ose vetëm një kondilom që rritet shpejtë. Nga infektimi me virusin deri tek paraqitja e simptomeve mund të kalojë kohë më e gjatë, magjithatë zakonisht paraqiten jo më gjatë se 3 muaj pas aktit seksual me person të infektuar.
Përveç me rrugë seksuale, për shkak se kjo sëmundje është shumë infekstuese, mund të infektoheni edhe nga: toalete publike, tesha të infektuara, peshqire dhe të tjera që i kanë veshur apo përdorur persona të infektuar.
Ka dy mënyra të shërimit, dmth largimit të kondilomeve:
- E para është me Azot, që është metodë me dhimbje dhe zgjat më shumë.
- Mënyra e dytë është largimi me laser i kondilomeve që është më efikase dhe më e shkurtër (njëhershme) dhe pa dhimbje.
Këshillë: Mos ndëroni tesha, peshqire e të tjera me miq dhe persona të afërt. Çdo herë të jeni të kujdesshëm kur përdorni toalete publike, dezinfektoni duart pas daljes nga toaleti.