Tretmani laserik i ndryshimeve në PVU (qafë të mitrës) ose i ashtuquajturi vaporizim laserik është superior dhe mënyrë më e përdorur për shërimin e ndryshimeve të PVU (qafë të mitrës).
Me rreze të hollë laseri largohen të gjitha qelizat e sëmura. Intervenim afatshkurtër dhe pa dhimbje me kohe të shkurtër të shërimit. Përqindja e shërimit është shumë e lartë, është mbi 95% nga të gjitha rastet e trajtuara me sukses, pa recidive.
Si ordinancë e specijalizuar për ndryshimet e qafës së mitrës, ajo çka është specifike e punës së ISHP Ginekomedika është përdorimi i laserit Ultrapuls diod i cili konsiderohet si metodë e shekullit 21. Kohëve të fundit ndryshimet e qafës së mitrës janë shumë të përhapura si HPV infeksionet, CIN ndryshimet, kondilomet dhe të ngjajshme të cilat në vështrim të parë duken shumë serioze por me intervenim të vogël pa dhimbje mund të largohen përgjithmonë. ISHP Ginekomedika duke shfaqur humanitetin e saj dhe angazhimin ndaj pacientëve të saj në vitin 1998 u pajis me YAG ND laserin që ishte dhe ende është i pari i këtij lloji ne ballkan. Në janar të vtit 2013 u pajis me Larin pulsik ultradiod që është më i ri dhe më i sofistikuar.
Përparësia e këtij laseri është se rrezja e dritës është fleksibile. Me anë të kolposkopit vepron saktësishtnë vendin e sëmurë. Kjo është përparësi për femrat e reja që ende nuk kanë lindru. Nëse është e sëmurë vetëm një pikë vetëm ajo shërohet, indi që është i shëndoshë nuk preket. Qëllohet vetëm në vendin ku është ndryshimi, shkatërohet ai ndryshim më shpesh i shkaktuar nga HPV virusi dhe pacientja me intervenim 1 minutor dhe pa dhimbje është praktikisht e shëruar. Kjo është përparësia më e madhe e laserit me të cilin ne jemi të pajisur si ordinancë, për dallim të laserëve të tjerë si psh laseri CO2 rrezja e të cilit kapën hapësirë më të madhe dhe largon edhe pjesë të shëndosha të indit përreth. Metodë fascinante veçanërisht për gra që nuk kanë lindur. Nuk ka asnjë mangësi dhe dëme anësore.