Klomifen citrat
Në përbërje është i ngjajshëm me estrogjenet. Lidhet me receptorët e estrogjeneve në hipotalamus (pjesë e trurit që merr pjesë në rregullimin e ciklit menstrual) dhe në këtë mënyrë e zgjat tajimin e GnRH nga hipotalamusi i cili e stimulon hipofizën që të tajojë FSH dhe LH. Këto dy hormone marrin pjesë në stimulimin e rritjes dhe zhvillimit të folikuleve në vezoret.
Klomifen citrati merret per os (nëpërmjet gojës) në formë të tabletave prej 50 mg. Me terapinë niset nga dita e 3-7 e ciklit. Doza është individuale, ku merren parasysh indexi i peshës trupore, reagimi i vezoreve.
Efekti nga stimulimit ndiqet me ultrazë - bëhet folikulometri dmth, ndiqet numri dhe madhësia e folikuleve.
Gonadotropine
Janë hormone që normal tajohen nga pjesa e përparme e hipofizës, këtu bëjnë pjesë FSH (hormoni folikulostimulativ) dhe LH (hormoni luteinizues).
Në procesin e TAR këto hormone jepen në formë të injeksioneve që aplikohen nën lekurë.
Induksioni i ovulimit zakonisht nisën me doza të ulëta (50-75 IU/në ditë) dhe dalngadalë doza mund të rritet nëse nuk ka përgjigje të mirë nga ana e vezoreve. Gjatë sejcilit stimulim patjetër ndiqet me ultrazë numri dhe madhësia e folikuleve për shkak se egziston rreziku i hiperstimulimit ovarial.
Analogë GnRH
Barna që përdoren për desenzibilizim të hipofizës dmth përdoren për prevenim të rritjes së parakohëshme të LH në procesin e hiprestimulimit ovarial të kontrolluar (HOK).
Këtu bëjnë pjesë:
- Agonistë të GnRH
Acetat leuprolidi- ky ilaç lidhet me receptorët e GnRH dhe bie deri te lirim të substancave që stimulojnë sekretim të FSH dhe LH.
Idministrim i kontinuar i këtij ilaçi parësisht bie deri rritje e sekretimit të hormoneve të mësipërme dhe pastaj deri te desenzibilizimi i hipofizës dhë rënie në tajimin e FSH dhe LH dhe në hëtë mënyrë parandalohet rritja e menjëhershme e LH në fazën e stimulimit. Barna të tillë përdoren në të ashtuquajturin protokoll me kohëygjatje të gjatë të stimulimit. - Antagoniste të GnRH
Për dallim të agonistëve GnRH për ndikim të të cilëve është e nevojshmekohë prej 2-3 javëve, antagonistët e GnRH kan ndikim të menjëhershëm , në afat për disa orë bëjnë desenzibilizim të hipofizës, me pasojë të ramjes së nivelit të FSH, LH dhe estradiol. Përdoren në të ashtuquajtur protokolle të shkurtër të stimulimit.
HCG (human chorionic gonadotropin)
Ky është hormon polipeptid që sintetizohet në placentën. Përbëhet nga një alfa dhe një beta nën-njësi. Alfa nën-njësia është identike me alfa nën-njësinë e LH, FSH dhe TSH. Ky ilaç përdoret për përgatitjen e folikuleve për punktim. Pas pranimit të injeksionit me HCG ovulacioni ndodh në orën e 40. Kjo është moment kritik për shkak se punktimi i qelizave vezë duhet të bëhet para fillimit të ovulacionit dmth në orën 34-36 pas aplikimit të ilaçit.
Progesteron
Është hormon që prodhohet nga vezorët, trupit të verdhë pas ovulimit si dhe nga placenta. Është i rëndësishëm për përgatitje të epitelit të mitrës për implantim të qelizës vezë të fekonduar. Preparatet e progesteronit janë në formë vaginaleteve ose depo injeksione (me efekt të zgjatur). Terapija me progesteron nisën nga dita e Et ose inseminimit dhe zgjat deri në javën e 10-12 të shtatzanisë kur placenta është tashmë e formuar dhe mundet vetë ti prodhojë.