Periudha normale e një cikli është 28 ditë. Por, në disa raste, tek gra të caktuara, kjo perudhë mund të zgjatet apo shkurtohet.
Fakt është se shumica e grave kanë cikel jo të rregullt menstrual. Dita e parë e ciklit tuaj menstrual është ajo ditë kur keni menstrucione. I gjithë cikli menstrual nisën me pjekurinë e qelizës vezë, brenda në vezore. Momenti i plasjes së qelizës së pjekur nga folikuli dhe dalja e saj në tuba është momenti i ovulacionit.
Fita e 14 para fillimit të menstruacioneve është dita e ovulimit, e ashtuquajtura ditë më pjellore. Nvarësisht prej kësaj, për ditë pjellore llogariten nga dita e 12 deri në ditën e 16 të ciklit, dmth 2 dite para dhe 2 ditë pas ovulacionit ( për shkak se spermatozoidet mund të mbijetojnë deri në 48 orë në vaginë)
Ka edhe mlnyra të tjera për llogaritjen e ovulacionit. Disa ndër të shumtat janë këto në vijim:
Matja e temperaturës bazale, që është e rritur në fazën e ovulacionit.
Shënoni në kalendar.
Vërrejtje:
Shumë e rrëndësishme për llogaritjen e ovulacionit, gjegjësisht ditëve fertile është që të keni menstruacione të rregullta dhe të sakta, për shkak se nëse keni menstruacione tëçrregullta nga cilat do arye nuk do të mundeni të llogaritni kur janë ditët tuaja fertile.