Infertiliteti mashkullorë paraqet pamundësinë për të patur pasardhës si pasojë e faktorëve që janë të lidhura me burrin. Ndërmjet këtyre faktorëve janë prodhim i paktë i spermës, spermatozoide tl palëvizshme, spermatozoide të formuar keq (të malformuar) ose ndërprerje që pengojnë rrjedhjen normale të spermës. Këto gjendje mund të jenë rezultat i sëmundjeve, infeksioneve, problemeve shëndetsore kronike, dëmtime dhe/ose faktorë të jashtëm siç janë ndikim i disa reagjensëve kimik.
Ndër arsyet më të shpeshta pë infertilitet mashkullorë numërohen:
Vena të zgjeruara (Varicoceles)
Varicoceles janë vena të zgjeruara të skrotumit (qeses së testiseve). Paraqiten për shkak se gjaku nuk qarkullon në mënyrë të rregullt nëpër këto vena. Këto vena të zgjeruara shkaktojnë një sasi e madhe e gjakut të mbahet në qese dhe kjo ka efekt negativ në prodhimin e spermës. Kjo është një ndër arsyet kryesore për infertilitet dhe mund të korigjohet me intervenim të vogël kirurgjik.
Probleme me kanalet
Kanalet nëpër të cilat bartet sperma mund të mungojnë. Mungesa mund të jetë bilaterale (nga të dyja anët) dhe e lindur ose të jenë mekanikisht të bllokuara për shkak të hernisë ose intervenimeve kirurgjike, ose të bllokuara me ind si pasojë e infeksioneve. Sperma prodhohet në kanalet e spermës dhe pastaj bartet në uretrë që në fakt është kanali nëpër të cilin meshkujt ejakullojnë dhe urinojnë. Sperma mund të kalojë nëpër kanalet e ejakullatit për të arrdhur nga kanalet e spermës deri tek uretra.
Infertilitet imunologjik
Meshkujt mund të zhvllojnë reaksion imunologjik, antitruptha, ndaj spermës së tyre. Arsyet për këtë janë lëndimet e testiseve, vena të medha dhe të zgjeruara në këtë regjion, operacione të të njejtave ose arsyet nuk janë të qarta.
Këto antitruptha sigurisht që kanë efekt në disa proçese gjatë fertilizimit siç janë: vështirsim për smermatozoidin që t depërtojë në mitër ose që të depërtojë në qelizën vezë.
Vështirsi në ereksion dhe ejakullim
Diku rreth 5% e çifteve me infertilitet kanë faktorë të lidhur me vetë aktin seksual. Këtu bëjnë pjesë pamundësia për ereksion so dhe mbajtja e ereksionit, ejakullim i parakohshëm, mungesë e ejakullimit, ejakullim retrograd, kohë e papërshtatshme e akteve seksuale si dhe vetkënaqje e tepruar (masturbim). problemi më i shpeshtë është në fakt akte seksuale të pakta gjatë muajit. Është e vërtetuar se 5 nga 6 më herët çifte fertile, do të ngelin shtatzanë në peridhë kohore prej 6 muajve nëse kanë mardhënie 4 herë në javë. Sipas kësaj, vetëm 1 nga 6 gjithashtu çifte fertile do të ngelen shtatzanë nëse kanë marrdhënie një herë në javë. Vetëkënaqja që bie deri tek ejakullimi shkakton humbje të spermës dhe me këtë numër të zvogluar të spermatozoideve në ejakullatin e arrdhshëm. Nuk rekomandohet në qoftë se çifti mundohet të ketë fëmijë.
Problem me aktivitetin e testiseve
Kjo në përgjithsi dën të thotë pamundësia e disa pjesëve të testiseve , që normalisht prodhojnë spermë, të prodhojë numër të mjaftueshëm të spermatozoideve. Kjo mund të ndodhë në cilëndo fazë të prodhimit si apsojë e gjendjeve siç janë: kur në testis mungojnë tërësisht qelizat qëpastaj ndahen në spermatozoide- qelizat e Sertoliejt ose sperma nuk mund ta kryejë zhvillimin e saj dhe për arsye të pashpjeguara mbetet në ndënjë fazë të ndarjes. Në disa raste për shkak të abnormaliteteve gjenetike, faktorë hormonal ose vena të zgjeruara , numri i prodhuar i spermatozoideve mund të jetë aq i vogël që ka vetëm pak ose mungojnë tërësisht në ejakullat. Por edhe në këto raste, ky numër i vogël i spermatozoidëve mund të mblidhet me metodat e përparuara tëteknologjisë së fertilizimit dhe të vijë deri tek shtazani e suksesshme.
Testise të fshehura (Cryptorchidism)
Terimini shpjegon gjendjen kur tek fëmijët pas lindjes vërtetohet se testiset nuk janë tërësisht të zbritur në qeset e testiseve. Për shkak se testiset janë shumë të ndjejshëm për sa i përket temperaturës, nëse nuk zbresin deri ne adoleshçencë do të ndalojnë së prodhuari spermë tërësisht, është e ritur mundësia edhe për malignitet. Rekomandohet që rreth moshën 1 vjeçare nëse vetë nuk zbresin, të bëhet ndërhyrje kirurgjikale me të cilin do të pozicionohen dhe me këtë rritet mundësia për fertilitet normal.
Medikamente
Një numër i madh i medikamenteve mund të kenë efekt negativ në formimin e spermatozoidëve. Kjo shkruhet në udhëzuesin e vetë medikamenteve. Mes të tjerash tipe të medikamenteve, këtu bëjnë pjesë dhe disa antibiotikë siç janë Nitrofuran, Eritromicin, Gentamicin. Në grupin e barnave që shkaktojnë disfunksion të ereksionit bëjnë pjesë më të shumtët e antipsihotikëve dhe antidepresivëve.
Çrregullimet hormonale
Testiseve ju duhet stimulim nga hormonet e hipofizës që të prodhojnë spermë. Nëse këto hormone mungojnë, prodhimi do të zvoglohet ose do të mungojë tërësisht. Është me rëndësi të ceket se burrat që marrin androgjene (steroide0 për body building, qëftë në mënyrë orale ose me injektim, e ndalojnë prodhimin e hormoneve si dhe prodhimin e spermës.
Infeksione
Burrat mund të kenë infeksione që mund të jenë në prostatë (prostatit), në epididim (epididimit) ose në testise (Orhit)
Infeksionet virusale të testiseve pas pubertetit mund të shkaktojnë dëme serioze, si dhe infertilitet të pakthyeshëm. Infeksionet me bakterje ose sëmundjet transmisive seksuale mund të shkaktojnë mbyllje të kanaleve. Në këtë rast, pacienti ka prodhim normal të spermës, por kanalet nëpër të cilat ajo udhëton janë të mbyllura.
Infeksionet aktive bakteriale dhe virusale mund të kenë efekt negativ në prodhimin dhe funksionimin e spermës. Testet laboratorike duhet të bëhen nëse egziston dyshimi për mikrorganizma. Këtu më shpesh bëjnë pjesë sëmundjet transmisive seksuale siç janë Mycoplasma, Ureaplasma, Chlamidia, dhe nëse detektohen merret terapi me antibiptikë dhe numri i spermatozoideve kthehet në normale. Infeksionet e patrajtuara mundet në mënyre permanente të zvoglojnë numrin e spermatozoideve.
Kualiteti i spermës mundet dukshëm të ërmirësohet nëse tregohet kujdes ndaj disa faktorëve siç janë:
- Konsumimi i duhanit
Duhani dhe toksinet nga duhani shkaktojnë 23 % zvogëlim të koncentracionit të spermës dhe 13 % zvogëlim të lëvizjes së spermatozoidëve. Në formë më të lehtë, konsumimi i duhanit shkakton rritje të numrit të spermatozoideve me formë abnormale dhe toksicitet të plazmës së spermës 9lëng i cili ejakullohet bashkë me spermatozoidet). - Drogë rekreative
Marihuana (canabinoid) e zvogëlon numrin e spermatozoidëve, lëvizshmërinë e tyre dhe morfologjinë normale. E zvogëlon edhe numrin e hormoneve, para se gjithash testosteronin në plazmë.
Kokaina, edhe në qoftë se konsumohet shumë rrallë. shkakton zvoglim të numrit të përgjithdhëm të spermatozoidëve, lëzizshmërinë e tyre si dhe morfologjinë normale. Këto efekte mund të vërrehen tek burrat që kanë konsumuar kokainë deri edhe 2 vjet më parë se të bëhet analiza e spermës. Kokaina e zvogëlon shkathtësinë e spermatozoidëve të depërtojnë në mitër. Hormonet anabolike (hormonet mashkullore) që përdoren pët të rritur masën trupore dhe të përmirësohet shkathtësia atletike e pengojnë prodhimin e testosteronit në testise dhe si shkak vjen deri te prodhimi i paktë i spermës por edhe deri te mungesa komplete e saj. - Alkooli
Konsumimi i kufizuar i alkoolit nuk ka efekt në krijimin e spermës. Por konsumimi i tepruar ka efekt në hormonet dhe me këtë edhe no krijimin e spermës. Efekti ndaj hormoneve mund të shkaktohet edhe nëse konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton finksion jonormal të mushkërisë së zezë (heparit) si dhe si pasojë e mungesës së disa materjve ushqyese. - Lubrikante
Të shumtët janë të dëmshëm për spermën dhe për këtë sduhet të përdoren nëse planifikohet familje. - Ushtrimet
Stresi dhe pesha trupore e tepërt ndikojnë negativisht në numrin e spermatozoidëve dhe kualitetin e tyre. Për këtë, mbajtja e peshës trupore normale dhe zvoglimi i stresit me ushqim të shëndoshë dhe ushtrime, ka efekt pozitiv. Treningjet aerobe e risin nivelin e testosteronit me çka rritet prodhimi i spermës. Por, vetëm nëse nuk janë të epruara. Burrat të cilët vrapojnë më shumë se 150 km në javë si dhe biçiklistët që kalojnë më shumë se 80 km në javë kanë spermatogenezë të zvogluar. - Temperaturat e larta
Duhet të shmangen mjediset që e zmadhojnë temperaturën në qeset e testiseve. Si psh mbajtja e veshjeve të ngushta të brendshme dhe i mban testiset afër trupit dhe shkakton presion në to si dhe rritje të temperaturës, dhe kjo bie deri tek zvoglimi i prodhimit të spermës. Banja të nxehta, sauna, madje dhe lap top kompjuterët që prodhojnë nxehtësi, dhe vëndohen në këtë regjion mund të ndikojnë për shkak se edhe rritje e vogël e temperaturës ka efekt negativ në prodhim. - Vitamine dhe antioksidanse
Vitamini C është esencijal për sintetizim, zhvillim dhe mirmbajtje të spermës normale. E zvoglon dhe ngjitjen (aglutinimin) e spermatozoidëve njëri me tjetrin. Vitamini E e zvoglon lëndimin e shkaktuar nga radikalet e lira. Mungesa e vitaminit B9 (acidit folik) është e ndërlidhur me koncentrimin e vogël të spermatozoidëve. Cinku (Zn) është i rëdnësishëm për funksionin e prostatës, e cila prodhon pjesë të spermës. - Vijagra
Nuk është e vërtetuar se ndikon në pjellorinë tek burrat ose se ndikon në koncentracionin e spermës. Por, nga vetë fakti që mundëson funksion erektik, ndihmon në mardhëniet seksuale.
Nëse gjatë një viti partnerët pa sukses mundohen të kenë fëmijë, atëherë rekomandohet të bëhen teste të pjellorisë. Tek burrt kjo nënkupton analizë e spermës. Kjo është metodë pa dhimbje që e cakton sasinë dhe kualitetin e spermës. për analizë, është e nevojshme të lihet mostër në një enë sterile e kolektuar me masturbim.