Testi i Papanikolaut ose i njoftur si PAP-test bëhet me qëllim zbilimin e hershëm të ndryshimeve në qafën e mitrës, që mund të sjellin deri tek paraqitja e karcinomit, që don të thotë se PAP-testi i rregullt është prevenim për karcinomin. Për prevenim rekomandohet të bëhet në 6 muaj. Metodë absolutisht pa dhimbje.
Proçedura është si vijon:
Me brushë sterile meret bris (mostër) nga cerviksi (qafa e mitrës). Vëndohet në xham i cili pastaj dërgohet për testim citologjik.
Citologjia është shkencë për qelizat, patologët nën mikroskop nga xhami do të shohin ndrëshimet në qeliza. Sejcili ndryshim në qelizë asocon në dijagnozë specifike. Me pap testin dijagnostifikohen infeksionet dhe ndryshimet në qeliza, të shkaktuara nga viruse-HPV virusi. Virusi i tipit HPV ose bakterjet nuk vërtetohen me PAP test, por vërtetohen me teste tjera (HPV tipizim dhe teste mikrobiologjike).
Ndrshimet në qeliza mund të asocojnë në displazion të lehtë, në kufi dhe të rëndë si dhe në rast më të keq karcinom. Nvarësisht prej kësaj fitohen dijagnozat në vijim:
ASCUS - qeliza pllakore atipike
CIN1 - displazion i lehtë
CIN2 - displazion në kufi
CIN3 - displazion i rëndë
Carcinoma in situ