Testi i shtatzanisë

Egzistojnë disa mënyra për të vërtetuar shtatzaninë:

  1. Test i shpejtë i shtatzanisë

Metodë me të cilën në kushte shtëpiake me anë të një testi të shpejtë mund të informoheni a jeni shtatzanë ose jo, me vërrejtje se tek këto teste sa herë egziston opcioni për pozitivitet të rejshëm ose negativitet të rrejshëm.

Funksionojnë në principin e detektimit të beta HCG- së në urinë. Rritja e HCG don të thotë rrezultat pozitiv. Zakonisht bëhen me urinën e parë të ditës, në mengjes për shkak se sasia i HCG është më i madh në mëngjes, për këtë më lehtë detektohet.

Sa më parë të bëni testin, aq më e mundshme është të fitoni rezultat të rrejshëm negativ, dmth testi të dalë negativ e në fakt ju të jeni shtatzanë.

Sa i përket kohës kur duhet ta bëni testin, dmth kur më herët mund të vërtetohet shtatzania me këtë test, mendohet që duhet të ketë kaluar së paku një javë nga vonesa e ciklit menstrual.

  1. Beta HCG

Proçedura për test të shtazanisë me anë të gjakut është shumë më e saktë dhe më e sigurtë se sa testi i shpejtë. Kjo proçedurë krëhet në laborator dhe njejtë, funksionon në principin e detekcionit të HCG hormonit. përderisa në enë ka sasi mbi vlerat referente atëherë flasim për shtatzani.

  1. Eho

Mënyrë më e sigurtë për të vërtetuar shtazaninë është eho dijagnostikimi. Me Eho aparat me anë të sondës speciale të lidhur me monitor vërtetohet shtatzania. Shtatzaninë mundet edhe ju vetëm ta shifni në monitor ku shifet embrioni si dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i embrionit.