Ureoplasma

Ureaplasma urealyticum  është bakterje që paraqitet në mënyrë natyrale, madje dhe si pjesë e florës normalw tek burrat dhe gratë. Paraqitet tek 70% e njerëyve seksual aktiv. Për këtë nuk konsiderohet si sëmundje seksuale transmisive klasike, edhe pse mund të bartet me akt sekasual. Në disa raste mund të bartet edhe me prekje me sekret nga hunda dhe sytë nga personi i infektuar pr shkak se mund të bartet edhe me pështymë dhe gjak.

Zakonisht është asimptomatike, dmth pa simptome dhe për këtë, sipas studimeve mjeksore, është e rëndësishme testimi për këtë bakterje në nivel vjetorë. Nëse do të shfaqen simtpome, ato përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, dhimbje gjatë urinimit, sekrejt jonormal dhe gjakderdhje nga uretra. Zakonisht infeksioni zbzlohet kur paraqiten simptome nga gjendje tjera, siç janë uretrit (ndezje e uretrës) epididimit 9ndezje e testiseve), skuqje dhe ndezje e gjenitaleve me ose pa sekret.

Nëse nuk trajtohet, infeksioni mund të shkaktojë infertilitet, uretrit jo specifik, pneumoni, meningit. Mund të përhapet edhe në pjesët tjera të trupit dhe të shkaktojë dëmtim të nyjeve, nervave dhe muskujve. Tek gratë për krah simptomeve të mësipërme, gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë lindje të parakohëshme, ma madje dhe vdekje të frytit.

Megjithatë, për shkak të detektimit të shpeshtë dhe patogjenitetit të ulët, ndërlidhja e këtij mikroorganizmi me simptomet serioze të paraqitura mbetet diskutabile.