PCOS

Sindrom i vezoreve policistike - PCOS, është çrregullim hormonal më i shpeshtë tek gratë në fazën reproduktive, i njejti është shkaktar më i shpeshtë i infertilitetit femërorë.

Dijagnostikimi i këtij sindromi nuk është i lehtë, veçanërisht në pubertet për shkak të mos zhvillimit të plotë të traktit hipotalamo-hipofizar (kjo e rregullon ciklin menstrual), ciklet menstruale shpesh janë të çrregullt.

Karkteristikë e këtij sindromi janë çrregullimet e arrdhëshme:

  1.  Çrregullime menstruale:
    • amenorea (mundesë e menstruacioneve më shumë se 3 muaj), oligomenorea (më pak se 8 cikle në 1 vit), pa deri tek epizodet e gjakderdhjeve të shumta (menometroragija) si rrezulltat i disbalansit hormonal.
  2. Rezistencë ndaj insulinit (Hiperinsulinemi) ose çrregullim i tolerimit të glukozës si dhe simptome të lidhura me këtë-obezitet (peshë trupore e tepërt), Diabetes mellitus tip 2, hipertenzion, dislipidemi, Acantosis nigricans (errësim i lëkurës më shpesh në pjesën e pasme të qafës, aksilë, nën gjinjtë), çrregullime kardiovaskulare.
  3.  Hiperandrogenizam:
    • Nivel i rritur i hormoneve mashkullore-testosteron, androstendion)- është prezent tek 70-80 % e grave. Ritja e nivelit e këtyre hormoneve bien deri tek paraqitja e shumtë e qimeve në fytyrë dhe trup, e shprehur në shkallë të ndryshme (hirzutizam), si dhe paraqitja e akneve.
  4.  Dislipidemija (disbalans i yndyrnave në organizëm):
    • rritje e nivelit të LDL dhe triglicerideve, dhe rënie e nivelit të HDL.
      Që të dijagnostifikohet PCOS është e nevojshme të bëhen analiza hormonale (që të vërtetohet disbalansi hormonal), testim tolerimit të glukozës (OGTT) si dhe testim i nivelit të insulimit në gjak, ultrazë që të vërtetohen cistat në vezore (kriterium për veyore policistike janë prezenca e 12 dhe më shumë cistave me madhësi prej 2-9 mm dhe volumen i ritur i vezores).
      Zgjedhja e terapisë bëhet nvarësisht nga shprehja e simptomeve dhe përbëhet prej:
    • Zvogëlim i masës trupore
    • Aktivitet fizik
    • terapi hormonale
    • dhe trajtimi operativ i fundit.