Ky sindrom ndodh si rezultat i terapise egzogjene me gonadotropinë dhe paraqitet në 1-5 % nga gratë të trajtuara në këtë mënyrë. Rrezik faktori më i madh për zhvillim të sindromit të hiperstimulimit ovarial është PCO sindromi.
Simptomet e OHSS janë:
- Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
- Të përziera/ vjellje
- Rritje të peshës trupore
Rëndesa e simptomeve dallon, mund të jenë të lehtë ose të rëndë.
Tek format e rënda të OHSS ka paraqitje të:
- Dhimbje të foërtë të barkut
- Abdomen i distenduar
- Ascit (Lëng i lirë në abdomen)
- Dispne (frrzmëmarrje e vështirësuar)
- Oliguria (sekrecion i reduktuar i urinës)
- Trombembolizam
Dijagnostikimi bazohet në simptomet e mësipërme si dhe në kontrollin me ultrazë- vezore të zmadhuara, me cista folikulare të shumta, lëng i lirë në abdomen.
Tretmani është në bazë të rëndesës së simptomeve, mund të jetë në ambulantë ose hospitalizim.