Etiketë: CIN

CIN-CIN (Neoplasia e qafës së mitrës intraepiteliale)

HPV virusi është shkaktarë për CIN ndrëshimet, të cilat mundt të jenë, por jo domosdoshmërisht, të kalojnë në karcinom cervikal. Prap se prap, është fakt se karcinomi cervikal është i dyti simbas shpeshtësisë tek gratë pas karcinomit të gjirit:

Informatat në vazhdim do tju ndihmojnë që të kuptoni më mirë këtë gjendje me gjitha karakteristikat e saj dhe mundësinë për shërim:

  • Çka është CIN?
  • Si dijagnostifikohet?
  • Si të parandaloni infeksion me HPV?
  • Simptome të HPV
  • HPV dhe CIN
  • A duhet dhe pse të shërohet?
  • Si trajtohet CIN?
  • A janë të nevojshme kontrolle pas tretmanit?
  • A duhet të trajtohet dhe partneri?

Çka është CIN?
Cervical intraeptelial neoplasm. Termini neo dont të thotë i ri, ndërsa termini plazija dont të thotë rritje. Neoplazma intraepiteliale cervikale dont të thotë rritje abnormale të qelizave cervikale, dhe quhet edhe displazion cervikal.

CIN nuk është karcinom!
Klasifikohet në tre shkallë: CIN 1 (displazion i shkallës së ulët), CIN 2 (displazion i shkallës së mesme) dhe CIN 3 (displazion i shkallës së lartë)

Kjo sëmundje bën pjesë në grupin e sëmundjeve transmisive seksuale ose STD (sexually transmited diseasses) ndërsa e shkaktojnë disa nën tipe të virusit gjenital i quajtur human papiloma virus ose HPV. 

Shfaqjen e sëmundjes e favorizojnë edhe faktorë egzogen si konsumimi i duhanit, mungesë e acidit folik në ushqim. Më shpesh sëmuren vajza në moshën 25-35 vjeçare, por edhe popullata tjetër nuk është e kursyer.

Si dijagnostikohet?

HPV dhe Cin ndryshimet zbulohen me PAP testin, megjithatë pap testi është vetëm skrining metodë, deri tek dijagnoza përfundimtare arrijmë me anë të kolposkopit (metodë me çka vërrejmë qafën e mitrës) dhe biopsion (Marrja e pa dhimbshme e mostrave shumë të vogla nga qafa e mitrës). Përderisa me këto metoda vërtetohet prezenca e HPV, është e pëlqyeshme të bëhet tipizim i virusit, të tregohet për cilin nën tip të virusit bëhet fjalë që të mund të parashikojmë yhvillimin eventual të sëmundjes

Si të parandaloni infektimin me HPV?

Në princip ka dy mënyra të prevenimit të infektimit me HPV virusin:

  1. Apstinim
  2. Përdorimi i prezervativëve

Simptome të HPV

Shumica e njerëzve që janë të sëmurë me HPV nuk dinë se e kanë virusin. HPV virusi në 90 % të rasteve nuk shfaq simptome. Megjithatë disa nga nën tipet e HPV virusit mund të shkaktojnë paraqitje të kondilomeve gjenitale tek gratë dhe burrat. Tipe tjera mund të shkaktojnë dhe lloje të ndryshme të kancerit.

HPV dhe CIN

CIN ndryshimet janë ngushtë të lidhura me HPV virusin, gjejgësisht HPV virusi është shkaktarë i CIN ndryshimeve. Egzostojnë më shumë se 130 nën tipe të këtij virusi, të ndarë në grupe në bazë të agresiviteti. Bartësit e këtyre grupeve me rrezik të lartë janë HPV 16 dhe HPV 18. Sigurisht, egzistojnë edhe tipe tjera me rrezik të lartë.

A duhet dhe pse të shërohet?

Edhe pse CIN nuk është karcinom, mund të zhvillohet në karcinom. Displazioni i nivelit të ulët CIN 1 ndonjëhere mundet spontanisht të tërhiqet pa tretman. Në të gjitha shtetet e Evropës perëndimore praktikë prevenimi është trajtimi i HPV ndryshimeve në mitër. Nuk egziston metodë me të cilën do të parashikohet cili ndryshim CIN 1 do të tërhiqet dhe cila dë të kalojë në CIN 2 ose eventualisht karcinom. Sigurisht, nën tipet e HPV, sistemi imun i organizmit, konsumimi i duhanit, dhe faktorë të jashtëm të tjerë ndikojnë në rezultatin. Për shkak se virusi gjendet në vetë qelizat, me largimin e tyre largohet edhe vetë virusi, gjegjësisht nuk mbetet më gjatë në organizëm.

Si shërohet CIN?

Egzistojnë disa mënyra të shlrimit. Cila mënyrë dë të zgjidhet nvaret nga stadiumi i ndryshimit, moshës së gruas, prezenca e problemeve tjera gjinekologjike dhe të ngjajshme. Përvoja e punës e mjekut dhe disponimi me pajisje janë me rëndlsi të madhe.

Metoda më shpesh të përdorura janë:

  1. Laser tretmani. Superior dhe mënërë më e përdorur për shërimin e CIN ndryshimeve. Me rreze të hollë laseri largohen gjitha qelizat e sëmura. Përparësitë: zgjat pak, pa dhimbje, shërim për kohë më të shkurtër për shkak se nuk largohet qafa e mitrës. Rekomandohet tek gratë që ende nuk kanë lindur. përqindja e shërimit me sukses është mbi 95 %. Mangësitë: pajisje të shtrenjta.
  2. Krioterapia ose ngrirja. Sonda ngriu fytin e matit në një temperaturë nën zero. Kafazet e dëmtuara kalojnë nëpër një sekrecion jonormal për 30-45 ditët e ardhshme. Përfitimet: metoda drurësh. Zhdukur: trajtime më shumë, trashje
  3. Loop ekscizion. Me tel të hollë nën efektin e energjisë eëektrike largohet pjesë nga qafa e mitrës. Përparësitë: metoda njëkohësisht është edhe dijagnostikuese edhe terapeutike. Mangësi: përdorim i limitura.
  4. Konizim. Siç tegon dhe vetë emri, konizim është largim i pjesës së qafës së mitrës në formë të konit. Operacioni blhet me anestezion të përgjithsëm. Përparësi: përdoret për shërim të karcinomit in situ. Mangësi: përqindje më e madhe e komplikimeve, mundëstië për komplikime gjatë shtatzanisë për shkak të shkurtimit të qafës së mitrës.
  5. Histerektomia. Largim i gjith mitrës me operacion. Kjo metodë përdoret tek stadiume të larta të sëmundjes.

A janë të nevojshme kontrolle pas tretmanit?

PO!!! Për shkak të mundësisë së përsëritjes së ndryshimeve, apsolutisht kontrollat janë të nevojshme pas tretmanit. Zakonisht janë të nevojshme pap teste në sejcilin 3 muaj të vitit të parë, pastaj në 6 muaj.

A duhet të trajtohet dhe partneri?

HPV është sëmundje transmitive seksuale. Edhe tek partneri duhet të kontrollohet prezenca e HPV. Me lyerje të thjeshtë të penisit me tretës të acidit të uthullës mund të zbulohen të gjitha ndryshimet eventuale tek partneri.